Ekspertët flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen ndërkohë që java e parë e gushtit do të jetë e zjarrtë. Do të pushtojë Evropën javën e ardhshme duke na pretur një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius.E kjo konfirmohet nga modelet matematikore më të besueshme. Ai më i preri, modeli amerikan GSF (Global Forecast System) tregon ardhjen e një mase ajri saharian rreth 4-5 gushtit.
Parashikimi i motit për diten e Dielë :

Sipas Shërbimit Metereologjik prej orëve të para të ditës së diel deri në mesditë parashikohen vranësira në pjesën qendrore dhe zonat malore.Më tej, në të gjithë vendin do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare. Përgjatë maleve në veri e qendër të vendit deri në mesditë parashikohet shi me intensitet të ulët lokal.
Kjo situatë, do të pasohet nga erë kryesisht veriperëndimore e lehtë ndërsa në bregdetin jugor mesatare. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat për diten e Dielë parashikohen:
Vendet malore 15° deri 30°C
Vendet e uleta 19° deri 33°C
Vendet bregdetare 20° deri 31°C
