Dhjetra të rinj grumbull, Ledri Vula dhuron spektakël ne Jal,hidhet në pishinë gjatë koncertit(Video)

Qeveria ndaloi hapjen e lokaleve të natës si dhe muzikën pas orës 20:00 në klube, me qëllim minimizimin e grumbullimeve të të rinjve, të cilët mund të bëhen shkaktarë të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.Këngëtarët e artistët u ankuan, por mesa duket e kanë gjetur një zgjidhje. Koncertet po bëhen ditën me diell nëpër plazhe.

Edhe në pandemi, disa koncerte në bregdetin shqiptar po vazhdojnë të mbahen. I radhës ka qenë i Ledri Vulës.Reperi mbushi ambientin me shumë njerëz duke dhuruar spektakël siç di vetëm ai.

Duke u hedhur me rroba dhe atlete Ledri ka shkaktuar shumë reagime dhe ovacione tek ndjekësit të cilët e kanë shijuar maksimalisht këtë atmosferë.

Ai ka postuar edhe një video në rrjetet sociale ku u hodh në pishinë me rroba për të qenë sa më afër atyre që ishin aty për ta dëgjuar.

https://www.instagram.com/p/CDZVOY9BR6s/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.