Banorët në protestë, duan ujë dhe rrugë. Braimllari: Koha e kryetarëve kukull ka marrë fund

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, ka ngritur shqetësimin e banorëve te Barçit ne bashkine e Korçes te cilët sipas tij janë lënë në harresë nga Bashkia.”Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit të pishëm por edhe mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore e ka bërë jetën e këtyre banorëve të vështirë dhe të pajetueshme”.

Postimi i plotë

Korça e lene ne harrese.
Koha e fasades dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund eshte koha e sherbimit qytetar.Protesta e banoreve te Barçit ne bashkine e Korçes por jo vetem, tregon qarte mungesen e investimeve ne keto zona.
Eshte e pafalshme qe zonat me prodhuese te Shqiperise te perballen me mungesen e investimeve ne infrastrukture dhe ne mungesen e ujit te pishem.

Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit te pishem por edhe mungesa e investimeve ne infrastrukturen rrugore e ka bere jeten e ketyre banoreve te veshtire dhe te pajetueshme.
Bashkia Korçe te mos fleje gjume, te lere investimet fasade dhe klienteliste por te perqendrohet tek shqetesimi i vertete i qytetareve.
Koha e fasades dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund eshte koha e sherbimit qytetar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.