Hidhet shorti i Europa League, pas Tiranës edhe ekipet e tjera mësojnë emrat e rivalëve…

Kukësi, Teuta dhe Laçi, tre ekipet pjesëmarrëse në Europa League, kanë mësuar rivalët e tyre në turin e parë kualifikueses.Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës për turin e parë kualifikues ka përcaktuar që Kukësi do të përballet me bullgarët e Slavias së Sofies. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” më 27 gusht dhe verilindorët kanë një mundësi të mirë për të kaluar me tej pasi luajnë në shtëpi.

Teuta, fitues i Kupës së Shqipërisë, do të përballet me izraelitet e Beitar Jerusalem, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” më 27 gusht.

Nga të tre ekipet shqiptarë pjesëmarrëse në Europa League, vetëm Laçi do të luaj në transfertë, goglat i rezervuan Kesla, ekip nga Azerbajxhani.

Ky raund do të luhet me një ndeshje të vetme dhe jo me sistemin vajtje ardhje sipas rregullave të përcaktuara nga UEFA të imponuara edhe nga pandemia. Skuadrat shqiptare do ti luajnë ndeshjet në datën 27 gusht.

Dje mësoi rivalin edhe Tirana kampionia e Shqipërisë. Në turin e parë të Champions League Tirana do luajë në Gjeorgji ndaj Dinamo Tbilisi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.