Teksa Policia e Pogradecit arrestoi 4 persona të tjerë për sulmin në një hotel në Tushemisht këtë të mërkurë, Mariglen Topuzi doli sot para gjykatës.Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën arrest me burg 30 ditor për gjykatë Mariglen Topuzi, një prej të arrestuarve për ngjarjen e “Volorekës”, hotelit të sulmuar dy herë me armë pas një konflikti të autorëve me djalin e pronarit.

Avokati mbrojtës Nevzat Tarelli, kërkoi ekspertimin e pamjeve filmike që disponon mbrojtja. Sipas tij klienti i tij është i pafajshëm dhe duhet liruar menjëherë.
Sipas tij,ekzistojnë prova dhe pamje filmike që në orët kur ka ndodhur ngjarja Topuzi ka qenë në Golem në momentin e sulmit.
Mariglen Topuzi mohoi përfshirjen ne ngjarje duke u shprehur se arrestimi i tij është bazuar në një konflikt që ka pasur me pronarin e hotelit një vit më parë për të cilin ka vuajtur dënimin.
