Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga coronavirusi.Qeveria italiane ka publikuar kufizimet e fundit për hyrjet e turistëve në vendin e tyre. Nisur nga situata pandemike e çdo shteti, autoritetet fqinje kanë specifikuar kufizimet për hyrjen e turistëve. Nga data 13 gusht, do të lejohet hyrja nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja vetëm duke pasur rezultatet e testit për koronavirusin.
Njoftimi i autoriteteve italiane:

Kroacia, Greqia, Malta, Spanja : nga 13 gushti dhe deri në njoftimin e mëtejshëm, gjate hyrjes në Itali duhet: a) të dëshmohet se personi i është nënshtruar, para 72 oresh, një testi molekular ose antigjenik, i kryer me anë të tamponit dhe marrjes negativ te tij ose b) t’i nënshtrohen testeve molekulare ose antigjene, që do të kryhen me anë të një shtupe, pas mbërritjes në aeroport, port ose vend kufitar (kur është e mundur) ose brenda 48 orëve nga hyrja në territorin kombëtar në ASL referencë.
Ndërkohë për pjesën tjetër të vendeve europiane të cilat nuk janë të përmendura në publikimin e bërë, do të funksionojë ligji në fuqi.
Turistët shqiptarë nuk do të kenë ende mundësi të udhëtojnë drejt Italisë. Leja është vetëm për personat me shtetësi italiane por edhe këta të fundit duhet të kryejnë karantinën për 14 ditë.
