Aksídent i trefishtë në Korçë, ka të plágosur bllokohet aksi Korçë-Bilisht

Një furgon është përplasur pasditen e sotme me një automjet tip Benz.Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë rreth orës 14:15.Si pasojë e përplasjes, aksi nacional është bllokuar përkohësisht, siç shihet edhe në foto,mjetet po orientohen nga policia në një rrugë dytësore.

Njoftimi i policisë:


Më datë 29.08.2020, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë, janë përfshirë në një aksident tre automjete, konkretisht mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin O. A; mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. K; dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. A.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.