Të shtëna në Tiranë,plagoset me armë 30-vjeçarit.Policia jep detajet

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” rreth orës 21:40.Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me armë të 30-vjeçarit. Në njoftimin për media bëhet e ditur se aurtori K.C ka plagosur me armë zjari shtetasin R.Xh., 30 vjeç,ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Mesohet se dy të rinjtë ishin shok midis tyre, ndërsa mbrëmjen e sotme janë përfshirë në një sherr banal.Ata po konsumonin kafe në një nga lokalet e zonës kur janë zënë për motive banale dhe më pas kanë dalë për t’u sqaruar jashtë.Atëherë, i riu Cungu ka qëlluar me pistoletë ndaj Xhekjes, duke e plagosur në këmbë.

Njoftimi i plotë nga Policia :


Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetënShërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.