Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi me protagonist një shqiptar. Në një apartament në Keratsini, një shtetas shqiptar theri me thikë bashkëshorten e tij, duke e bërë policinë të përballet me imazhe horror.Kur policia shkoi në vendngjarje, e kur shqiptari u bind që t’u hapte derën oficerëve të policisë, ata e gjetën të mbuluar me gjak, me një plagë të thellë që ia kishte shkaktuar vetes, shkruajnë mediat greke.
Sipas bloko.gr, gjithçka nisi kur policia u informua nga fqinjët e gruas.
Në vendin e ngjarjes mbërritën policët dhe ekipi i DIAS, të cilët ofruan ndihmën e parë për viktimën.Duke mbërritur jashtë banesës së shqiptarit, policia gjeti makinën e tij të parkuar të mbuluar totalisht me gjak, që ndoshta i përkiste atij, pasi ai kishte plagosur duart në përpjekjen e tij për të vrarë 45-vjeçaren!

