Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar kandidatin Joe Biden për triumfin e arritur në zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Me një shënim në “twitter”, kryedemokrati thotë se Shqipëria dhe shqiptarët ndihen krenarë për aleancën dhe lidhjen ngushtë që kanë me Shtetet e Bashkuara.
“Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë Unë dhe Partia Demokratike Shqipëri shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta”, shkruan Basha.

