Moderatorja e njohur Korçare Viola Spiro humbi babain e saj pak ditë më përpara.Në kujtim të tij, ajo ka publikuar disa foto me të,në rrjetet sociale.Viola i ka premtuar babait të saj se do të jetë e qeshur, si në foton e tyre të fundit.
“Do qeshim gjithmonë bashkë si ne foton tone te fundit, babka im…”ka shkruar Viola Spiro.

Babai i saj, Rodolf Spiro humbi jetën në moshën 63 vjeçare, pas infektimit me koronavirus. Pavarësisht trajtimit në Turqi, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin Covid-19.


