Këto janë pamjet nga Spitali Infektiv në QSUT, pak momente pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot paradite ku një pacient me Covid-19 u vetëhodh nga lartësia e spitalit.Në fotot e shkrepura nga LSA, duken mjekët pranë trupit të pacientit 69-vjeçar, dhe personeli që përpiqet të mbajë larg familjarë të cilët duan të dinë se çfarë ka ndodhur dhe kush është personi që ka ndërmarrë këtë akt.Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar me shiritin e verdhë skenën ku ka ndodhur ngjarja.
Policia bëri me dije se pacienti është gjallë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Ky është rasti i katërt që një pacient me Covid-19 kryen këtë akt ekstrem.

Tiranë/informacion paraprak.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


