Nuk mbante maskë, shoqërohet në polici ish-deputeti

TIRANË :Shoqërohet në polici për mosmbajtje të maskës në publik, ish-deputeti Kastriot Islami.Raportohet se ai kishte dalë te zona e liqenit kur u përball me një patrullë që i kërkuan llogari për mosmbajtjen e maskës.
Në momentin që i është kërkuar karta e identitetit për ta gjobitur, Islami ka thënë se nuk e kishte me vete.Kjo ka sjellë dhe shoqërimin e ish-deputetit në polici.Pas verifikimeve përkatëse në ambientet e komisariatit nr.2, Islami është lënë i lirë.

Por në pamjet e siguara në momentin që la komisariatin, shihet se ish-deputeti tashmë e ka vendosur maskën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.