Ka startuar në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.Trajneri Edi Reja, e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke mos bërë shumë eksperimente, për sa i përket titullarëve.Ndersa Shqipëria ka shënuar golin e trete ndaj Kazakistanit me autor Manaj.Golin e pare e ka shenuat Sokol Cikalleshi.16 minuta u ka mjaftuar kuqezinjve të shënojnë ndaj miqve kazakë me bomberin kavajas që përfitoi nga një asist i Memushajt.
Pikërisht Cikalleshi ka shënuar 2 nga 3 golat që ka realizuar në total Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve. 30-vjeçari realizoi edhe ndaj Bjellorusisë në Minsk ku Shqipëria ka marrë 3 pikët apo fitoren e vetme në grup.
LIVE: SHQIPËRI – KAZAKISTAN 3-1
Cikalleshi 16′, Ismajli 23′, Manaj 62′ (p) / Abiken 24′
62′ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-1/ Rei Manaj tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë!
23′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Realizon mbrojtësi Ismajli.
16′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Sokol Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrshi, Memushaj, Kallaku, Uzuni, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja.
KAZAKISTANI: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.

