Edi Manushi infektohet me koronavirus, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Covid-19, çdo ditë e më tepër po infekton më shumë njerëz se ç’ishte parashikuar.Virusit nuk po i shpëtojnë as emra të njohur të ekranit dhe shoëbizzit, qofshin këta shqiptarë apo të huaj.Moderatori i njohur Edi Manushi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtorja e tij në “Rrethi Katror”, Ina Kollçaku në disa pyetje-përgjigje, ku ka treguar edhe gjendjen e moderatorit.

“Edi ka dalë pozitiv me Covid-19”, – shkruan Ina. “Për momentin është mirë. Ka vetëm pak temperaturë, asgjë shqetësuese. Urojmë ta kalojë sa më lehtë!”

Gjithësesi gjendja e tij shëndetësore paraqitet normale dhe në darkë programin e njohur ” Procesi Sportiv” në Top Channel do e moderojë virtualiaht nga banesa e tij.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.