Kakavija qëndroi e mbyllur për 24 orë për shkak të një greve në doganat greke, ndërsa sot puna ka filluar normalisht sipas regjimit të reduktuar për 750 persona në ditë që prej orës 6 të mëngjesit.Greva u zhvillua për shkak se punonjësit e palës greke kërkuan rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.Kakavija qëndroi e mbyllur dje, 24 nëntor duke nisur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë.Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.Ata që po kalojnë kufirin janë kryesisht punëtorë sezonalë që i pret një kontratë në anën greke të kufirit. Edhe për ta nuk ka qenë shumë e lehtë.
Nga ana tjetër edhe për transportin e mallrave qarkullimi ka qenë i ndërprerë gjatë 24 orëve të kaluara ndërsa radha e mjeteve të transportit shkonte sot në mëngjes në gati 1 km.

