Plagosin 4 oficerë/Shqiptari sherr me policët kundër rregullave anti-Covid

ITALI :Një Grup, me rreth 20 djem, reaguan keq ndaj kontrollit, duke rezistuar dhe plagosur oficerët e patrullës.Ky kontroll i policisë i kryer të mërkurën në mbrëmje në Prato della Valle ku katër oficerë u plagosën, çoi në pranga një shqiptar 27 vjeçar, një vajzë italiane dhe dy vëllezër ekuadorianë të moshës 25 dhe 23 vjeç, dhe një bashkatdhetar i tyre 28 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari akuzohet gjithashtu për grabitje në përpjekje për të vjedhur një armë nga agjentët.

Të gjithë u gjobitën me shumë prej 400 euro secili për shkak të rregullave anticovid. Të rinjtë po pinin të izoluar në ishullin Memmia rreth orës 20:00, pa ndonjë distancë shoqërore. Disa prej tyre ishin sanksionuar kohët e fundit për episode të ngjashme dhe për mosrespektimin e rregullave anti-covid.

Burimi :Padova Oggi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.