Covid i merr jetën pronarit të Fax News Kasem Hysenbelliu

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, Kasem Hysenbelliu, pronar i njohur i disa mediave në Shqipëri, për shkak të COVID-19.Z. Kasem Hysenbelliu ishte vitet e fundit, President i “Fax News”. Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.Zoti Hysenbelliu themeloi të parin televizionin të pavarur në vend dhe aktualisht, Fax News u përpoq ta shndërronte në zërin e njerëzve të thjeshtë.

Më parë ai administronte “News 24” dhe gazetën “Panorama”.Hysenbelliu themeloi dhe e administroi televizionin “Fax News” që nga tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4-vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 dhjetor të 2016-ës.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.