Skënderbeun rikthehet i plote me Laçin,kerkohet kthesa e madhe

Skënderbeu duket se ka kaluar periudhën e emergjencës së dëmtimeve dhe tashmë është gati për t’u përballur me Laçin. Trajneri Ahmataj ka marrë lajme të mira në prag të këtij takimi. Jorgo Meksi ka rezultuar negativ pas tamponit të fundit duke e fituar betejën me COVID-19-ën.Ujqerit rikthehen të plotë për të marrë maksimumin në këtë takim dhe njekohesisht fitoren e pare ne shtepi për te bere kthesen … pasi mbajnë një fanellë të rëndë dhe përfaqesojne një klub historik.


Formacioni si ndryshon :Duke filluar nga prapavija, aty ku duket se Bicaj dhe Qaqi do të jenë sërish binomi i qendrës së mbrojtjes, si dhe me rikthimin e kapitenit Meksi i cili ishte jashtë grupit për shkak të virusit COVID-19. Pas dy javësh mungesë në mesin e fushës pritet që të bashkohet vlonjati Rrapaj, i cili ka pasur probleme fizike dhe nuk ka qenë në formën më të mirë. Së bashku me Rrapajn, në dispozicion të trajnerit është plotësisht edhe Randi Xhunfo, i cili pas paraqitjeve të mira në javët e para ishte një mungesë e rëndësishme për Skënderbeun për shkak të dëmtimit. Rikthimi i Randit duket se shton alternativat në mesin e fushës, atje ku Mara dhe Taipi do të luajnë për një vend titullari. Në majën e sulmit do rikthehet Alfred Mensah.

Skënderbeu 3-5-2: Dajsinani, Bicaj, Qaqi, Vitija, Meksi, Taipi, Douona, Rrapaj, Dumfour, Mara, Mensah. Trajner: Julian Ahmantaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.