Neser perballje legjendash /Pas 9 vitesh, Ronaldo dhe Messi përballen në Champions League!

Për herë të parë pas 9 vitesh, Ronaldo dhe Leo Messi përballen sërish në Champions League. Shorti, problemet fizike, apo së fundmi edhe COVID-19 na kishin privuar nga një sfidë e tillë.Të shohësh CR7 përballë “pleshtit” është gjithnjë një kënaqësi e veçantë, pavarësisht rrethanave apo kushteve, e tillë është dhe sfida e së martës, ku të dy ekipet kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8, por për sa kohë janë në fushë dy lojtarët më të mirë në botë premtojnë rivalitet.

Juventus dhe Ronaldo kanë një arsye më shumë për të kërkuar më të mirën në “Camp Nou”, e vetmja mënyrë për të marrë kreun e grupit G është të fitojnë në Barcelonë dhe këtë duhet ta bëjnë me 3 gola diferencë.

“Zonja e Vjetër” shpreson shumë që Ronaldo të jetë në version e tij më të mirë, në 20 ndeshje kundër Barcelonës ka shënuar 15 gola. Bardhezinjtë nuk fitojnë një ndeshje në “Camp Nou” që nga viti 2013 por më shumë se sa një sfidë Barcelona Juve kjo është një sfidë Messi kundër Ronaldos.

Përballja në Camp Nou do të jetë e para për dy më të mirët e futbollit modern që nga koha kur Ronaldo u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit në verën e vitit 2018.

CR7 nuk ka shënuar asnjëherë kundër Messit në Ligën e Kampionëve, ndersa argjentinasi ka realizuar tre gola në pesë përballje mes tyre në garën elitare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.