E rëndë në Tiranë/ Policia vret 25-vjeçarin në mes të rrugës: U duk sikur na drejtoi armën! (Emri)

Klodian Rasha, 25 vjeç, është i riu që u që llua më ar më nga Policia pas mesnte në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhrit të patrullës për të nda luar. Ngjarja e rë ndë është regjistruar në rrugën “Dritan Hoxha”.Sipas njoftimit, gjatë patrullimit në zonë, efektivët kanë parë një shtetas që bënte veprime të dyshimta dhe i kanë bërë thirrje të ndalonte. Pas thirrjeve të vazhdueshme Klodian Rasha përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap.

Efektivët e kanë ndjekur dhe kur janë afruar në një zonë pa ndriçim, 25 vjeçari i ka drejtuar atyre një send të fortë në dukje armë. Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi me inicialet N.H ka qëlluar dhe ka plagosur të riun. Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.


Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dy shimta.Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të nda lonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të nd aluar përsëri nuk ka nda luar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje a rmë .I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka që lluar me ar më dhe për pasojë ka mbetur i pl agosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka hu mbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe PoliciaProkurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.