Supersfida e mbrëmjes së sotme Barcelona-Juventus ka rezervuar supriza. Kur pritej që titullar të inkuadrohej Vojçek Shezni te bardhezinjtë, është veterani Xhanluixhi Bufon që kthehet të luajë në Europë pas një kohe të gjatë. Juventusi kryeson pas 60 minutash ndaj Barcelonës 3-0 në “Kamp Nou”.
Në sfidën e dy jashtëtokësorëve, buzëqeshi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola. Portugezi nuk gaboi dy herë nga pika e bardhë në minutën e 13-të dhe 52-të. Ndeshje shumë pozitive edhe për McKennnie, cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje fluturimthi në zonë.
Juventus rimer dhe udheheq grupin G me 15 pike .
Në kampin katalanas, trajneri Kuman aktivizon si titullarë Ter Shtegenin, Pjaniçin, Grizmanin dhe Mesin. Apeli i boshnjakut Pjaniç për të luajtur më shumë minuta është dëgjuar saktë nga Kuman, i cili ka vendosur t’i besoj sot ish-futbollistit juventin.
BARCELONA-JUVENTUS 0-3
Ronaldo 13′ (p),52 MekKini 21′

