Komuniteti Shqiptar ne Shtetet e Bashkuara solidarizohen me mjeket, infermieret dhe punonjesit shendetesore duke thene se ata jane aseti me i madh qe ka Shqiperia sot dhe ideja lindi per ti ndihmuar ata ne punen e perditshme kunder Covid-19.Ndihmat janë marë dje në dorëzim ndersa drejtoria e spitalit Korçë bën te ditura detajet :
Mirepritem diten e sotme donacionin e komunitetit korcar ne U.S.A per spitalin e Korces dhe nje pjese te vogel te tij per sherbimin paresor.
Nje nisme e filluar prej znj. Elona Ngjela Kane, z. Ervis Agastra dhe z. Dorian Vezuli se ciles ju bashkuan shume ish studente te Kolegjit “Preca”, familje korcare dhe jo vetem ne USA dhe shoqata “2 Shqiponjat”. Materialet u sollen prane spitalit fale ndihmes te znj. Linda Molla dhe Albanian Courier AC.
Ky donacion perbehej prej 1 Aparat Oksigjeni DeVilbiss,3200 maskash kirurgjikale dhe 1600 maska KN95,100 L xhel dezinfektant shoqeruar me dispenserat perkates, 70 faceshields, 40 pale syze anticovid, 1000 doreza latex, 1000 perparese nje perdorimshe, 10 pulsoksimetra si edhe 6 termometra no touch.
Organizatoret u shprehen se mjeket, infermieret dhe punonjesit shendetesore jane aseti me i madh qe ka Shqiperia sot dhe ideja lindi per ti ndihmuar ata ne punen e perditshme kunder Covid-19.
Drejtuesi i Sherbimit Spitalor Korce z. Litian Broka falenderoi nepermjet znj. Elona Ngjela Kane gjithe kontribuesit dhe u shpreh i lumtur qe tradita e mire e bamiresise se qytetareve korcare vazhdon me urimin qe ky shembull te ndiqet dhe nga te tjere ne kete lufte te pazakonte qe po perballim.
Dorian Vzl , Elona Ngjela , Ervis Agastra , Linda Ml

