Bora Jones ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të folur për pasionin që ka ndaj letrave tarot.Ajo ka folur si për jetën e saj dhe për profesionin. Bora është diplomuar në Tiranë në degën Menaxhim Bankar. Ka punuar në bankë për 3 vite dhe prej 6 vitesh është e vendosur në SHBA, Florida, ku ka punuar në një kompani ndërkombëtare, italiane.
Prej 6 vitesh Bora lexon letrat tarot për miqtë dhe të afërmit. Ndërsa që në muajin Mars ajo ka hapur në youtube “Golden Truth” për leximin e letrave tarot. Tashmë ajo i është përkushtuar plotësisht biznesit të saj.Bora është tërhequr nga gjithçka që lidhet me të mbinatyrshmen, ku studion astrologjinë. Kur ka studiuar hartën e lindjes së saj ka zbuluar një Yod që njihet edhe si gishti i Zotit në astrologji. Që do të thotë se është diçka e shkruar që duhet të ndodh pikërisht në fushën e karrierës dhe të imazhit publik.Bora është e martuar prej 6 vitesh e gjysëm me një shtetas amerikan Charlie Jones. Ka 2 djem, i madhi Charles është 3 vjeç e gjysëm kurse i vogli Brian është 1 e gjysëm dhe ndihet mjaft e plotësuar me jetën e saj. /tvklan.al

