Sekretari i Përgjithshëm i LSi Endrit Braimllari ka reaguar nëpërmjet një shenimi në faqen e tij në facebok ku flet për mungesën e përkrahjes nga shteti për një të ri në Pogradec i cili edhe pse ka mbaruar për infermeri një profesion human dhe tepër i rëndesishëm për keto kohë, akoma nuk është integruar në punë për shkak të mungesës së meritokracisë.
Endrit Braimllari :Në Pogradec me Redionin i cili ka mbaruar Infermieri dhe prej kohësh si gjithë bashkëmoshatarët e tij ka kërkuar të largohet nga vendi.
Edhe pse me një profesion human dhe tepër të rendësishëm në këto kohë, ende nuk po e gjen dot veten në sistemin tonë shëndetësor.
Për shkak të mungesës së meritokracisë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së kësaj qeverie.
Do punojmë të gjithë bashkë me qëllim që e ardhmja e të rinjve si Redioni të jetë në vëndin tonë.shqiperia_shtepia_ juaj.

