Pak më parë një gjykatë e Stambollit e dënoi me 27 vjet burg Can Dündarin, ish-kryeredaktorin e gazetës “Cumhuriyet”, e njohur për mbrojtjen e vlerave republikane.Dündar nga familja e nënës është me origjinë shqiptare.Nga viti 2016 ai jeton në ekzil në Gjermani. Dündar është autor i 20 librave dhe i disa programeve dokumentare për televizione si CNN Türk.
Ai shkruan kolumne për gazetën gjermane “Die Zeit”.
Dündar u dënua për shkak se në vitin 2015 botoi dëshmi se si shërbimi sekret turk furnizoi me armë terrotistët e “Shtetit Islamik”.
Pra, Dündar kreu punën e tij si gazetar. Më 2016 Dündar ishte liruar nga akuza e spiunazhit.Por ndërkohë Rexhep Taip Erdoani, e ka futur nën kontroll komplet drejtësinë.Prokurorët dhe gjykatësit janë vetëm zbatues të urdhrave të autokratit.
