“Let It Snow” është një hit i të gjitha kohërave.Dean Martin (Dino Paul Crocetti) kishte qenë një nga këngëtarët më të popullarizuar. Këngëtari dhe aktori i mirënjohur kishte lindur më 7 qershor të vitit 1917 dhe kishte vdekur më 25 dhjetor, 1995 në Beverly Hills të Kalifornisë. Ai kishte qenë në grupin më të famshëm të komedianëve të televizionit dhe skenës.Në realitet, në tekstin e kësaj kënge nuk përmendet festa. Madje, teksti i kësaj kënge as nuk ishte shkruar në dimër.
Njerëzit e dëgjojnë këngën “Let It Snow”, si njëra nga këngët më të preferuara të Krishtlindjeve.
Interpretuesi i kësaj kënge, Dean Martin njihej si “mbreti i stilit” për karizmën e tij dhe për vetëbesimin.

