Gjatë ditës së djeshme është regjistruar një ngjarje e rëndë në një nga supermarketet e Big Marketit, konkretisht në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Një punonjëse ekëtij supermarketi ka gjetur vdekjen gjatë orarit të punës. Pas komplikacioneve që ka hasur, mësohet se 32-vjeccarja është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga policia thuhet se e reja, nënë e dy fëmijëve ka ndërruar jetë nga hemoragjia cerebrale.

