Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme Kroacinë.
Mediet kroate kanë publikuar pamjet e para, ku shihet se lëkundja e fuqishme ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Siç shihet nga videot, banesa të tëra janë rrënuar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë menjëherë në terren.Epiqendra ishte qyteti i Petrinjes.Dëmet materiale janë të shumta. Një vajzë 12-vjeccare ka humbur jetën, sipas raportimeve paraprake.
Qyteti ngjan sikur ka dalë nga lufta. Pamjet nga Petrinja janë apokaliptike.Ndërkohë bëhet me dije se tërmeti ka qenë shumë i fortë dhe është ndjerë në Serbi,Slloveni dhe në Bosnje-Hercegovinë.

