Korçë/Covid i merr jetën arkitektit me vlera te paperseritshme Kliti Kallamata

Koronavirusi i ka marrë jetën arkitektit të njohur korçar Kliti Kallamata.Arkitekti prej ditësh ishte infektuar nga COVID-19 dhe po trajtohej në spitalin e Korçës.Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve ai nuk ia ka dalë ta fitojë betejën me koronavirusin mbrëmjen e djeshme .Kallamata për 17 vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.


Kallamata ishte Arkitekt me vlera te paperseritshme, profesionist i shkelqyer,studiues e botues, model i qyetetarise Korçare.Sa shume beri per ruajtjen, rikonstruksionin e objekteve te trashegimise kulturore, e vecanerisht ato te kultit.I vetmi shqiptar qe ka fituar nje Cmim Nderkombetar, nga Europa Nostra. Antar i Keshillit te kesaj Organizate.(foto ku i madhi Placido Domingo jeq Grand Prix per restaurimin e Kishes se Shipskes).

Ai ka mbajtur qëndrim kritik për disa çështje shumë serioze si shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, dëmtimi i monumenteve kulturore, duke dalë hapur kundër edhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Të afërm, miq dhe kolegë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të tij, ndërkohë që ceremonia mortore do të zhvillohet sot rreth orës 11:00.

Faqja Korca Blog i shpreh ngushellime familjes !

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.