Puthje në buzë…Jasmin dhe Sara surprizohen nga Andi dhe Atdheu në emision!

Mbrëmja e sotme në Përputhen Prime ka sjellë jo pak surpriza. Sindi u rikthye në emision pas një jave pezullim për shkak të debatit me Julin dhe Mevlanin. Ndërkohë një episod që bëri bujë së fundmi ishte edhe surpriza që Andi i bëri Jasminës. Ai u ngrit nga karrigia, shkoi të merrte një kuti dhe iu drejtua Jasminës duke i thënë të bëjë zgjedhjen e saj. Më pas ai e puthi në buzë dhe ky veprim i shtangu të gjithë në studio.


Nderaa Bora e vuri në siklet Atdheun duke e pyetur se cila prej puthjeve i pëlqeu më shumë, ajo me Anën apo ajo me Sarën.

Atdheu tregoi se puthja me Anën ishte më e ndjerë, ndërsa puthja me Sarën kishte gjithashtu emocion.

Teksa Atdheu përgjigjej, Andi mori fjalën dhe tregoi se i pëlqeu shumë puthja me Jasminin dhe kërkoi leje të bënte diçka. Ai u çua dhe mori një dhuratë, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Atdheu.

Dy djemtë i dhanë të njëjtat dhurata vajzave, një orë rëre, teksa i dhuruan gjithashtu puthje në buzë “partnereve” përkatëse.