Aksident në aksin Korçë–Pogradec, përplasen tre mjete! Një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. 3 mjete janë përfshirë në këtë aksident automobilistik, ku një person ka mbetur i plagosur ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime me të lehta.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.