Po vjen pranvera, e hëna nis plot diell

Dita e hënë do të jetë plot diell në të gjithë Shqipërinë. Pas ditëve të acarta, duket se temperaturat janë rritur në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të hënën.

Reshjet


Ditën e hënë nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Temperaturat

Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 15 °C

në vendet e ulëta: 5 / 16 °C

në vendet malore: 0 / 12 °C

Era

Të hënën era pritet të fryjë e lehtë.