Kthimi i Zlatan Ibrahimoviç në ekipin kombëtar është kurorëzuar nga konferenca për shtyp së bashku me trajnerin Andersson.Sulmuesi i Milanit megjithatë është nga ata që nuk e harrojnë sigurinë, edhe kur kthehen në kombëtare në moshën 39 vjecare: “
“Nëse më pyetni, unë ndihem më i miri në botë, por ajo që kam bërë më parë nuk llogaritet për asgjë. Unë dua të vë përvojën time në dispozicion të ekipit.”
“Nëse jam këtu nuk është sepse emri im është Zlatan Ibrahimovic por sepse e meritoja thirrjen, ndihem në formë dhe dua të kontribuoj për të mirën e ekipit kombëtar”, vazhdoi 39-vjeçari i cili zbuloi: “I kam premtuar trajnerit se do të jem vendimtar, tani më duhet ta provoj në fushë”.
Në konferencën për shtyp me rastin e rikthimit të tij, sulmuesi veteran ishte emocional dhe qau në momentin kur u pyet se çfarë kishin bërë djemtë e tij, Maximilian (14 vjeç) dhe Vincent (12 vjeç), kur ai u pensionua pas ‘Euro 2016’ dhe tashmë kur vendosi të rikthehej në përfaqësuese.
Vincent) qau kur u largova nga ekipi kombëtar,”, deklaroi Ibra në momenti kur edhe i rrodhën lotët.
