Trondit Arjan Çani:Përmbysja vjen vetëm nëse do ketë fushatë të egër deri në vrasje

Gazetari i njohur Arjan Çani bën një parashikim të errët për fushatën elektorale, që do të nisë zyrtarisht ditën e nesërme dhe trondit me atë që thotë.

Çani thotë se do të ishte lajm i mirë, nëse në fushatë do të kishte vrasje, duke nënkuptuar se vetëm fjalët s’mund të sjellin një epokë të re në vend qe do ta fusë vendin në shina të reja

Arjan Çani :“Nuk bëj dot parashikim. Skenari më i keq është se ka një përplasje ende pa nisur fushata. Unë them do jetë lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje. Nëse s’do të ketë vetëm fjalë, do të fusë në një epokë të re vendin. Pa një akt të madh politik të fortë mendoj se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Vetëm një akt i rëndë e bën ndryshe. Uroj të mos ndodhë, por do ta fusë vendin në shina të reja”, tha Çani në një intervistë për “MCN”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.