Mina Çani:Të reflektohet dhe ti kthehet identiteti Shkollës se Pare Shqipe 1887 ,si dhe Muzeut Kombetar te Arsimit

Nga Mina Çani ,ish Zv/drejtor i Shkollës Mesonjëtore

Me 7 mars 1887 ,hapet ne Korce, Shkolla e Pare Shqipe”,ne ndertesen e dhuruar nga patrioti korcar,Mandi Terpo. Hapja e kesaj shkolle, qe ne ate kohe quhej Mesonjetore,ishte kurorezim,i perpjekjeve te patrioteve te Rilindjes Kombetare,qe vepronin brenda e jashte vendit,te cilet Pergatiten programet dhe tekstet mesimore.

Kolektivi i mësuesve të Mesonjëtores se parë Shqipe,viti 1987 , (100 vjetori…viti jubile)

Data 7 Mars,dita e hapjes se Shkolles se Pare Shqipe eshte shpallur nga shteti Shqiptar feste e Arsimit, ose si rendom si festa e Mesuesit.Ne Mars te ketij viti (13Mars),pas restaurimit,qe i behet nderteses,rihapet ,objekti por me nje emertim te ri Muze i Arsimit ne Korce.Ndryshime jane bere jo vetem ne emertimin e nderteses,por edhe ne konceptimin arkitekturor te oborit ,te mjediseve te brendshme te nderteses,si dhe ne vendosjen e ekspozimin e sendeve elementeve te tyre,si dhe dokumentacionit etj.Ndryshimet e bera,ne opinionionin publik,kane ngjallur verejtje,debate te ashpra ,mos miratim te ndryshimeve, vecanerisht per ndryshimin e emrit te Muzeumit.

Se pari .Ne kete restaurim,spikat permiresimi strukturor i nderteses, e cila ishte shume e amortizuar.Objekti pas restaurimit , ka mare nje pamje dinjitoze me nje permiresim te dukshem estetik,duke nxjere ne pah shume me bukur e me mire vlerat dhe traditen e ndertimit me gure dhe drasa,te objekteve ndertimore shekullore te treves se Korces.

Se dyti . Jane bere ,verejte per ndryshimet e bera në oborin e shkolës veçanerisht ne vendosjen dhe zhvendosjen e obeliskut , i cili me pare ishte me nje pamje estetike ,shume me te mire, i vendosur mbi mermer dhe jo si eshte katandisur tani , ne nje cep te oborit, i vendosur mbi toke , mbi dhe , e ne rast shiu mbi balte, e pa asnje vlere estetike.Verejtje jane bere edhe per elemente e sende qe perdoreshin ne ate kohe ne klasa mesimore si bango prej drase , apo drasat e zeza edhe per elementet e tyre duke mos ju larguar kujtimeve , te ish nxenesve te kesaj shkolle per te qëne sa me afër origjinalitetit.Keto verejtje qendrojne apo nuk qemdrojne dhe ne se qendrojne , ato jane shume lehte, per tu zgjidhur e korigjuar , nga nje komision i posacem, me specialiste te arsimit dhe arkitekte.

Se treti . Kundershti, indinjate dhe mos miratim , ka ngjallur ndryshimi i emrit te nderteses ( objektit), i cili ka pesuar tjetersim te tij. Duke pare tabelen e paraqitur ne kangjellat prane derës hyrese te nderteses , para restaurimit , veme re, se emertimi ishte me germa kapitale ,

SHKOLLA E PARE SHQIPE 1887

MUZEU KOMBETAR I ARSIMIT

e me pas , ky emertim , shkruhet edhe ne gjuhen angleze, pas restaurimit emertohet MUZEU I ARSIMIT KORCE.

Ky emertim i ri eleminoi ne menyre te cuditeshme emrin shekullor te shkolles dhe ktheu Muzeun e Arsimit Kombetar ne Muze lokal?! Tjetersimi i emrit ka fshire me nje te rene te lapsit , emrin, traditen ,rolin historik te kesaj shkolle nder vite dhe sidomos deri ne pavarsine kombetare .Gjithashtu nga kujtesa historike fshihen gjithe perpjekjet e qytetareve dhe patrioteve korcare, qe e mbrojten kete shkolle nate e dite , me te gjitha mjetet edhe me arme. Mesonjetorja , u sulmua egersisht , jo vetem nga pushteti otoman , nen rogoz edhe pse e kishte miratuar ligjerisht , por edhe nga synimet shoviniste te fqinjeve tane, te cilet , bene cdo perpjekjje per ta asgjesuar ate qe ne embrion , duke perdorur, mjete djallezore te panumerta , por vigjelenca e qytetareve korcare me ne krye parine e saj dhe patriotet e mbrojten ate me shume sukses. Heqja e emrit Shkolla e Pare Shqipe1887, fshiu memorjen historike te brezave qe kane studiuar ne te,minizon ne maksimum, gjithë perpjekjet e Rilindjes Kombetare,qe me pene e pushke jo rastesisht, hapen ne Korce Shkollen e Pare Shqipe. Korca dhe trevat e saj si Kolonja, ishin shume arsimdashese dhe ne balle , te levrimit te gjuhes shqipe dhe arsimit kombetar. Qytetaret e saj vune gjithcka, per hapjen, dhe ruajtjen e kesaj shkolle. Heqja e emrit te Shkolles se Pare Shqipe, 1887, fshin vlerat kombetare, te kesaj shkolle, si e para Shkolle Legale e njohur nga Perandoria Otomane. Shkolla e Pare Shqipe lojti rol udheheqes, si shkëndijë e pare, qe nen shembullin e saj edhe ne krahina te tjera te vendit , patriotet hapen edhe shkolla te tjera, duke bere mesimin dhe shkrimin e gjuhes shqipe masiv.Per vlerat unikale te Shkolles se Pare Shqipe,1887, poeti me i madh i Rilindjes Kombetare, Naim Frasheri, shkrojti vjershen Korca .

Ai midis te tjerave shprehet:

Lumja ti , moj Korca lule.
Qe i le pas shoqet e tua.
Si trimi ne balle u sule.
Ta pacim per jete hua……

Mjetet e informacionit, si Radio Televizionet , shtypi i shkruar , si dhe portalet ne internet, kane pasqyruar gjithe verejtjet , kundershtite si dhe indinjaten e qytetarve dhe personaliteteve te fushave te ndryshme.

Perfundimisht askush nuk ka te drejte qe Shkolles se Pare Shqipe , ti heqe emrin e ta lere ate pa I D E N T I T E T. Cdo shiptar ose i huaj , qe deshiron te vizitoje , muzeumin e kesaj shkolle ,nuk mund te gjeje emrin e kesaj shkolle, ne asnje guide,……?! Ka ardhur koha , qe vlerat historike , te mos lihen ne dore te burokrateve , medioker te perkoheshem , qe rendom vendosin per gjithcka edhe per vlerat , me te ndritura te historise kombetare.

Deri tani intitucionet e shtetit kane heshtur….Ministria e Arsimit , Ministria e Kultures ,Universitetet (vecanerisht personeli akeademik i Universitetit”Fan Noli”),ata te mos heshtin, por te shqyrtojne, e te analizojne,shqetesimet e opinionit publik .Keto institucione te mos rine ne heshtje por te korigjojne sa me pare gabimet e te reflektojne .

1)Ti kthehet emri ne tabelë. Shkolla e Pare Shqipe. 1887.

2)Ti kthehet emri sa me pare, muzeut,ai te quhet si me pare Muzeu Kombetar i Arsimit. Ne kete muze jane ruajtur dhe ruhen dokumenta te rralla te Arsimit Kombetar Keto reflektime do ti sherbejne interesit te ruajtjes te vlerave te ralla te historise se Arsimit Kombetar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.