I morën jetën 21-vjeçarit shqiptar në Londër, prek vëllai i tij: Do të mbaj në zemër

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Londër, ku u ‘eliminua’ me mjet prerës një i ri shqiptar, i identifikuar si shtetasi Renato Geci, 21 vjeç. Ngjarja u konfirmua edhe nga i vëllai i tij me anë të një dedikimi prekës.

Ai shkroi:

Me hidhërim te thellë ju lajmëroj se ka ndërruar jete vëllai im Renato Geci. Qofsh banor i Xhenetit Vlla. (ne do te qëndrojmë te fortë për ty se ashtu ke dashtë gjithmonë te na shohësh ). Gjithmonë do t’i shtrëngoj fort ne zemrën time kujtimet e tua.

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar i dyshuar si autor i krimit dhe një vajzë 27-vjeçare e cila dyshohet se bashkëpunoi me autorin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.