Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”!

Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve në magazinën e qendrës tregtare pasi shpëtoi jetën e disa personave është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.


Titulli është firmosur nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Mësohet se statusi do të dorëzohet tek familja nga Edi Rama. Kujtojmë se Sala humbi jetën mes flakëve që ranë në magazinën e qendrës tregtare Casa Italia. Pasi shpëtoi punonjësit, ai u përpoq të fikte zjarrin, por nuk arriti dot. Personat që kanë qenë me Salën atë ditë përfshirë edhe djalin e pronarit të qendrës tregtare, janë marrë në pyetje nga hetuesit ku kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre për ngjarjen, ndërsa kanë treguar se më përhapjen masive të flakëve janë kthyer pas duke humbur nga sytë 33-vjeçarin.

Trupi i pajetë Salës u gjet mëngjesin e të shtunës pas rreth 60 orësh kërkime në katin minus 1 të kësaj godine.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.