Qindra efektivë policie në të gjithë vendin nisën të marrin sot vaksinën anti COVID. Procesi nisi në Tiranë në stadiumi ‘Air Albania’. Lajmin e vaksinimit të policëve e konfirmoi ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Nga nesër përgatitemi të vaksinojmë policinë dhe gazetarët,” tha Manastirliu dje.
Mësohet se 600 efektivë policie do të vaksinohen sot, janë kryesisht efektivë të Forcave të Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu janë 11 mijë e 800 efektivë nga Policia e Shtetit që pritet të vaksinohen, ndërsa sot do të marrin vaksinën anticovid Sinovac 600 efektivë.

