Pas dy raundeve të dështuara, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës në raundin e tretë duke marrë numrin e nevojshëm të votave në Kuvend.Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e 14 shkurtit doli partia e parë ka siguruar 58 deputetë, sipas marrëveshjes parazgjedhore kandididoi Osmanin për presidente.Përmes bashkëpunimit me votat e pakicave jo serbe dhe 15 votat e LDK-së, ajo mundi të sigurojë kuorumin e mjaftueshëm duke u zgjedhur me shumicë të thjeshtë.
Vjosa Osmani, gruaja që njihet për qëndrime të prera, armiqësi politike dhe shumë përplasje, ku prej saj pritet të ketë rol unifikues në mesin e skenës së përçarë politike.Në përfundim të numërimit të votave, është shoqëruar me duartrokitje dhe më pas është betuar në Kuvend para deputetëve.
Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës duke thënë:

“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë.
Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike.
Kosovën duhet ta bëjmë më të fortë se është mëmëdheu ynë. Si presidente, do të sigurohem që interesi ynë nacional të jetë mbi të gjitha. Të gjithë jemi në shërbim të Kosovës”, tha Osmani.
