Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një video-mesazhi u bën thirrje të rinjve që të mos largohen por qëndrojnë këtu dhe të japin kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë.
“Prit pak! E di që gjendja e tanishme të bën të ikësh, ta kërkosh fatin tënd jashtë. Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen! Ne do ta vlerësojmë potencialin tënd duke të të siguruar punë dhe pagë më të mirë, duke anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
