Atdheu kthehet në ”Për’puthen”I thote Antoneles, më kishte munguar shumë…

Atdheu është rikthyer në studion e Përputhen puntatën e sotme. Fjalët e tij të para ishin se “i kishte munguar studio”.

Menjëherë pas hyrjes së tij, produksioni dha pjesë nga sherri me Antonelën. “Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje, unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin”, tha Atdheu.

Me tej Antonela ka treguar me detaje puthjen me Atdheun, të cilën e zbuloi vetë ish konkurrenti para se të largohej nga programi Për’puthen.

Antonela pranoi se ende ka pëlqim për Atdheun ndërsa ai u shpreh se për dashuri i thyen rregullat.

Antonela: Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.