“Komunizmi pavarësisht problemeve,ka patur të mirat e veta”/ Luljeta Bozo: S’jam penduar, thashë një të vërtetë

Gjatë intervistës në Euronews Albania, Bozo theksoi se komunizmi ka pasur tre probleme të mëdha duke renditur mbylljen e vendit, internimet dhe krijimin e kooperativave. Por, ritheksoi se pavarësisht problemeve të mëdha, komunizmi arriti që ta zhvillonte Shqipërisë në disa drejtime ku përmendi krijimin e sistemit energjetik dhe luftimin e analfabetizmit.


Më konkretisht, Bozo tha se:

Njeriu edhe mund të ndihet keq, por unë thash një të vërtetë që kushdo që ka jetuar në atë kohë dhe sot, e di që kjo është e vërtetë. Unë nuk merrem shumë me fjalë, merrem me punë, më pyetën dhe u dhashë përgjigjen por duhet ta merrnin të plotë dhe jo një pjesë. Përgjigja ishte e qartë, e saktë, shumë koncize. Nuk mund të hedh poshtë gjithë punën heroike të atij populli që bëri që Shqipëria nga një vend që ishte agrar, as agrar nuk ishte, me këneta, me malarie, me turbekuloz, me analfabetizëm të pa parë dhe u bë industrialo-agrar, me universitet, me Akademi Shkencash, me sistem energjetik fantastik, janë vepra nuk mund t’i mohosh. Kanë punuar njerëzit e thjesht, kanë punuar të gjithë specialistët.