Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familjeje në qytetin e Pogradecit, ku një grua ka mbetur e plagosur pasi është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja është regjistruar brenda b së çiftit, në lagjen nr. 4 të qytetit liqenor.
Renato Xhaja 30 vjeç ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Bleona Xhaja, 28 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, fillimisht mes bashkëshortëve ka nisur një konflikt i çastit për motive ende të paqarta, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.
Në gjaknxehtësi e sipër, burri ka marrë një mjet prerës (thikë) duke e qëlluar disa herë gruan dhe duke i shkaktuar plagë në trup.
E lënduara është transportuar me urgjencë fillimisht në Spitalin e Pogradecit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të natyrës së plagëve, ajo pritet të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndonëse aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, reagimi i shërbimeve të Policisë së Pogradecit ka qenë i menjëhershëm, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e komisariatit.
Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ka nisur punën në terren dhe po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
