Rama sulmon protestuesit pas publikimit të 5 kërkesave: “ I ka hartuar Irani…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të 5 kërkesave të protestuesve. Rama ka sulmuar personin që i lexoi ato, aktivistin Dritan Goxhaj duke e quajtur atë një mbështetës të Iranit.     

Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm” – shkruan Rama.