Seancë me dyer të mbyllura për Zani Çaushin/ Momentet kur “forti i bandës së Çoles” mbërrin në gjykatë

Ka mbërritur në dyert e Gjykatës së Korçës Zani Çaushi, një prej emrave më të njohur të botës së krimit i konsideruar si i “forti i bandës së Çoles”.Çaushi ka mbërritur rreth orës 14:30 ndërsa seanca e sotme përkon me kërkesën e tij për të fituar lirimin me kusht.

Herën e kaluar seanca e Zani Çaushit u shty pasi avokati mbrojtës ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërkohë që shqyrtohet nga gjyqtari Selajdin Pysqyli. Prokuror do të jetë Ervin Beqiri ndërsa do të mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena.

Përfundon pas 45 minutave seanca në Gjykatën e Korçës për Zani Çaushin, i cili mbetet në burg.Gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për të përfituar lirimin me kusht.

Sipas gjyqtarit, Zani Çaushi nuk ka pasur sjellje shembullore, ai është dënuar dhe disa herë të tjera gjate kohës se vuajtjes së dënimit.Nuk konsiderohet i rehabilituar’, është shprehur gjyqtari i çështjes, Selaudin Pysqyli.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.