Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, lëvizja lejohet deri në orën 22:00

Duke filluar nga dita e sotme në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID. Nga sot qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të shtyhet me dy orë, pra mund të lëvizim deri në orën 22:00.

Behet Rihapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe.


Sipas ministres Manastirliu, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim.Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 238 raste të reja dhe 7 viktima.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.