Ervin Salianji:Nuk është më një betejë për partitë politike, por një betejë për të ardhmen tonë

Ervin Salianji ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Korçës.I shoqëruar nga të rinjtë e qytetit juglindor ai ka zgjedhur të bëjë takime me qytetarë por edhe biznese të vogla.Saliani thote se 25 prilli s’është më një betejë për partitë politike, por një betejë për të ardhmen tonë

Ai shkruan :


Në çdo derë ,Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja e 25 prillit. Kjo datë dhe vota për Partinë Demokratike janë revolta më e mirë dhe ndëshkuese për Rilindjen. Nga takimet me qyetarët dhe me bizneset, në lagjen 16, por jo vetëm, kupton realisht se ku e ka çuar vendin kjo qeveri në ikje sa i përkët taksave, papunësisë, ikjeve masive të të rinjve. Programi i PD, jep garanci që situata do të ndryshojë, ne do të kemi në fokus ekonominë, qytetarin, biznesin. Së bashku për të sjellë ndryshimin, s’është më një betejë për partitë politike, por një betejë për të ardhmen tonë. Voto Partinë Demokratike 🇦🇱✌🏻

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.