Vendimi për karantinë 14-ditore, nuk është mirëpritur nga kalimtaret që udhëtojnë nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Arsye për të mos votuar e kane cilësuar ata këtë vendim që ndër të tjera i penalizon edhe financiarisht. Ndërsa në Pikën Kufitare të Kakavijës, personat që kanë hyrë në vendin tonë nuk kanë qenë të informuar për vendimin për karantimin 14-ditor.
Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga shtetasit shqiptarë që zgjedhin pikërisht këtë pikë të kalimit kufitar për të hyrë drejt vendit tonë. Sipas tyre ky vendim iu mohon të drejtën e votës.
Mbi 100 persona kanë kaluar në tokën shqiptare nga Kakavija deri në mesditën e kësaj të marte, 50% e të cilëve janë shtetas të huaj. Qytetarët detyrohen të plotësojnë një formular ku pranojnë karantinimin për dy javë ndërsa për zbatimin e kësaj mase janë përgjegjëse policia e rendit dhe Inspektorati Shëndetësor. Penalitetet në rast thyerje të karantinës shkojnë nga gjoba me vlerë 70 mijë lekë deri në ndjekje penale.
