“Janë ditët e fundit për Ramën”/ Basha nga Korça:Vetëm 4 ditë na ndajnë nga dita e madhe…

Nga Korça, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh i bindur se në 25 prill opozita do të fitojë. Ndërsa i bëri thirrje qytetareve korçarë që të votojnë numrin 9, kreu demokrat tha se këto janë ditët e fundit të Edi Ramës. Sipas tij, Korça dhe gjithë Shqipëria i kanë mbyllur derën dështimit dhe i kanë hapur zemrën ndryshimit .

Vetëm 4 ditë na ndajnë nga dita e madhe e korçareve dhe e shqiptarëve, 25 prilli i ndryshimit, 25 prilli i fitores.Do të jetë fitorja e çdo shqiptari, fitorja e qytetarisë, fitorja e Korcës, fitorja më e thellë në historinë e Shqipërisë. 8 vite të vështira kanë lënë plagët më të thellë në Korçë dhe Shqipëri.Një grusht njerëzisht të babëzitur për të grabitur gjithçka, 8 vite dështime, 8 vite ngecje në vend, 8 vjet izolim.

Janë ditët e fundit sepse të dielën ia kthejmë Korcën korçarëve, ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.Këto vite lëngate kanë shkaktuar vuajtje të pafundme. Ato kanë qenë sfida të mëdha.Pas 8 vitesh dështime dhe gënjeshtra, e keqja merr guximin të trokasë në dyert e fisnikëve korçare. Por Korça ja ka mbyllur derën të keqes. Korça e ka hapur zemrën e ndryshimit duke votuar të dielën numrin 9”.

Nga Korça anembanë Shqipërisë, nga Konispoli në Vermosh, le ta kthejmë gëzimin në zemrat tona, le ta marrim fatin tonë në duart tona. Masivisht, ditën e diel, çdo i ri dhe e re korçare, ju bukuri, ju krenari e Korçës dhe e gjithë Shqipërisë, për shkollimin tuaj, për arsimin tuaj, për punësimin tuaj, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave në 100 ditët e para të qeverisë sonë votoni numrin 9. Për prindërit tuaj, për rritjen e pensioneve, për t’jua fshirë lotët, për t’iu dhënë mundësinë ju të jeni pranë tyre me ta, të punoni e të fitoni në Korçën e bukurisë, të traditës, të punës, të fermerëve, të turizmit, të zejtarisë, e të krijoni këtu familjet tuaja pranë familjeve të prindërve tuaj. Ta ndalim plagën e emigracionit, ta rikthejmë Korçën në një perlë margaritar të ekonomisë dhe qytetarisë. Të dielën votoni numrin 9. Bashkë për ndryshim! Korça fiton! Shqipëria fiton tha Basha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.